Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çështja e McGonigal / Kuvendi miraton kërkesën e PD për mocion me debat me Ramën: 12 orë seancë, do të flasin…

balla-750x375

Është miratuar nga konferenca e kryetarëve kërkesa e opozitës për mocioni me debat për McGonigal, në Kuvend.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili tha se dita dhe orët se sa do mbahet mocioni do të jepet në ditët në vijim.

‘Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat.

Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh.’- tha Balla.

Related Posts

Leave a comment