Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në hetim prej 8 muajsh/ Bandës shqiptare i sekuestrohen 805 kg kokainë pranë Senegalit, 7 të arrestuar

auto_naom_63e2216aacfc3-770x433-1-750x3751675768591

Një operacion mes disa vendeve bëri të mundur kapjen e 805 kilogramëve kokainë në një anije në Atlantik dhe arrestimin e 7 personave nga një organizatë e akuzuar për dërgimin e drogës nga Brazili në Spanjë.

Policia spanjolle, DEA Amerikane, Qendra e Analizës dhe Operacioneve të Atlantikut, e cila lufton trafikun e drogës në Evropë dhe Afrikë, Forcat Ajrore Franceze dhe autoritetet Senegaleze bashkëpunuan në operacionin e quajtur ‘Klori 2′. Droga u kap në një anije peshkimi.

Autoritete gjetën dhe sekuestruan një varkë me 805 kg kokainë, ku u arrestuan 7 persona, përfshirë disa anëtarë të ekuipazhit të lidhur me mafien kalabreze “’Ndrangheta”.

Nga hetimet u zbulua se organizata kishte degë në Spanjë dhe Brazil.

Related Posts

Leave a comment