Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha e ftoi të rikthehej në PD, Patozi e refuzon

patozi-berisha

Pasi ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri ftesë për t’u rikthyer në Partinë Demokratike, pas 8 vitesh të larguar, ka ardhur edhe reagimi i Astrit Patozit.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Patozi ka refuzuar ftesën e Berishës dhe e thotë haptazi se nuk është në kërkim të ndonjë partie.

Ish-deputeti i PD, shkruan se “ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan”.

Në deklaratën e bërë mbrëmë, Berisha tha se figurat e njohura politike të cilat janë larguar në 8 vitet e fundit nga selia blu ishin të mirëpritura të riktheheshin në parti.

“FALEMINDERIT, POR NUK JAM NË KËRKIM…

Meqë më paska dalë emri mbrëmë dhe media është shprehur shumë e interesuar, e gjeta të udhës të jap një përgjigje të shkurtër.

Faleminderit që na kujtojnë ende, por unë nuk jam në kërkim të ndonjë partie. Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë.

Ndihem shumë rehat sot me jetën dhe lirinë time, ndërkohë që për asnjë çast në këtë botë nuk kam menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.

Por meqë ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani”,-shkruan Patozi në reagimin e tij.

Related Posts

Leave a comment