Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kaosi në Kuvend, PD e Alibeaj kërkon shkarkimin e Lindita Nikollës

-640-0-1668681434xalibeajpng-490

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë për shkarkimin e Lindita Nikollës nga pozicioni i kryetares.

Shkak për këtë kërkesë të deputetëve të demokrat është bërë kjo përplasje gjatë seancës së sotme plenare.

Me anë të një njoftimi shpërndarë për mediet, grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj thekson se shkeljet e Nikollës kanë qenë të përsëritura edhe më herët.

“Nga sot Parlamenti i Shqipërisë ka humbur mundësinë për të funksionuar në mënyrë demokratike dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Edi Rama dhe Lindita Nikolla. Për shkak të shkeljes flagrante të Rregullores, minimit të parlamentarizmit dhe funksionimit demokratik të Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bazuar në pikën 4, të nenit 114 të Rregullores, ka vendosur të nis procedurën për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla”, thuhet në njoftim.

Sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit paraqitet nga jo më pak se 28 deputetë dhe shqyrtohet nga Këshilli për Legjislacionin, ku përfaqësimi mes opozitës dhe mazhorancës është i barabartë.

Më pas Këshilli i cili paraqet raportin përkatës në seancë plenare ku sipas rregullores duhet të dëgjohet Kryetari i Kuvendit. Në rast se zhvillohet një seanca plenare e tillë, atëherë ajo drejtohet nga zëvendëskryetari që i përket shumicës parlamentare.

Related Posts

Leave a comment