Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Karabina: S’na duhet bashkimi me Berishën, Basha lideri që na duhet për të çuar rrugëtimin e demokratëve deri në fund

-640-0-1688284666ximg-0026-651

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina e cilëson Lulzim Bashën si liderin që duhet të marrë sërish në dorë drejtimin e PD. Në një intervistë për Report Tv, Karabina u shpreh se Basha do e çojë deri në fund misionin që ta kthejë PD në alternativë qeverisëse.

“Fushata ka filluar dhe është normale, secili kandidat ka zgjedhur mënyrën e tyre. Do ishte më mirë të kishim disa kandidatë se Basha u tërhoq nga posti i kryetarit dhe kushdo mund të kishte platformë.

Mendoj që Basha ka potencialin politik që ta çojë rrugëtimin e PD deri në fund. Tezat që artikulon Basha janë për t’i bërë realitet. Besoj se me 29 korrik do të rikonfirmohet si kryetari i PD sepse është potenciali që i duhet PD dhe ka një mision ta bëjë PD alternativë qeverisëse”, tha Karabina.

Nga ana tjetër, Karabina nuk e mbështet bashkimin me Sali Berishën duke argumentuar se PD nuk i duhet një aleancë e tillë. Ajo vijon të thojë se e ardhmja e opozitës vjen nëse të gjithë ndahen nga Sali Berisha.

“PD mund të mos ishte përçarë, por tashmë kemi filozofi të ndryshme. E rëndësishme është që PD të bëjë aleancë me atë që Basha ka artikuluar, me qytetarët. Kushdo që beson te kjo filozofi nis një bashkim vullnetar. E rëndësishme është platforma e ekipit që PD do t’i paraqesë qytetarëve se vota e ndryshimit është e tyre jo e anëtarëve. Ne s’kemi pse presim që ndryshimin ta bëjë anëtarësia. Ne nuk mund të flasim më për bashkim se ndajmë filozofi të ndryshme”, tha Karabina.

Në përfundim, përmendi statutin duke thënë se kushdo që mbështet kandidat që nuk i përkasin PD është në shkelje dhe pretendon se gjatë fushatës elektorale ka pasur shkelje që ka konfuzuar qytetarët.

Related Posts

Leave a comment