Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PD mbledh kryesine e saj, Gaz Bardhi mungon ne mbledhje

-640-0-1686852138xpd-327

Kryesia e Partise Demokratike u mblodh sot  në mbledhjen e saj e thirrur nga 1/5 e anëtarëve të PD zyrtare.

Ndërkohë Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryesisë të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut, e po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.

Njoftim për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike: Te nderuar Anëtarë të Kryesisë. Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;

2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;

3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.

Anëtarët Kërkues:

Taulant Zeneli
Endri Hasa
Gazmend Koduzi
Taulanda Jupi
Kreshnik Çollaku
Xhemal Gjunkshi
Gentian Gaba

Në listën e mungesave janë Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi si dhe deputetet Helidon Bushatim, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Dhurata Cupi apo Dashnor Sula.

Në mbledhje nuk janë gjithashtu edhe Jorida Tabaku, Flamur Hoxha  dhe Oriela Nebiaj, emra që kanë dhënë dorëheqjen nga Kryesia tashmë pas përplasjeve të disa ditëve më parë.

 

Ndërkohë në listën e të pranishmeve bien në sy Enkelejd Alibeaj, Jemin Gjana, Orjola Pampuri, Kreshnik Collaku dhe Flutura Acka.

Kryesia pritet të diskutojë dhe të vemdose mbi modalitetet e procesit zgjedhor për kreun e partisë qeë do të zhvillohet në fund të muajit korrik.

Nuk jane ne mbledhje:

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Bledjon Nallbati

Dhurata Cupi

Dashnor Sula

Juela Hamati

Jonila Godole

Jane ne mbledhje:

 

Arbi Agalliu

Kreshnik Collaku

Jemin Gjana

Fitim Zekthi

Gentian Gaba

Endri Hasa

Indrit Sefa

Roland Bejko

Taulant Zeneli

Gazment Koduzi

Taulanda Jupi

Flutura Acka

Orjola Pampuri

Agron Kapllanaj

Enkelejd Alibeaj

Xhemal Gjunkshi

Merita Bakiu (online)

 

Kane dhene doreheqjen:

 

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Oriela Nebiaj

Related Posts

Leave a comment