Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Protesta para selisë së PD, berishistët e rretheve “sulmojnë” Tiranën

9E72F6AD-1D98-49C7-B2C7-E850CDA27369

Sot do të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike.

Protesta do të mbahet në orën 12:00. E teksa na ndajnë pak orë nga protesta turmat e berishistëve  përkrahës nga qytete të ndryshme janë nisur për në kryeqytet.

Bëhet me dije se nga Korça sot janë nisur rreth 300 demokratë drejt kryeqytetit. Nga Devolli janë nisur 200 demokratë, ndërsa nga Pogradeci 200. Po ashtu 200 janë nisur nga Maliqi e nga Kolonja rreth 40 demokratë.  Ndërsa thuhet se rreth 1000 demokratë do të vijnë në Tiranë nga Vlora.

Në selinë blu, kreu i PD, Lulzim Basha si strategji për të ndaluar grumbullimin e shumtë të demokratëve, në oborr janë parkuar shumë makina.

Shumë makina janë parkuar para oborrit të PD-së, ndryshe nga herët e tjera, ku nuk lejohet të parkohen makina.

Kujtojmë që nga 9 shtatori kur Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i kësaj force politike, dukshëm është ndarë në “dy kampe”.

Makinat e parkuara ne oborrin e selise se PD

Screenshot 1 9

Related Posts

Leave a comment