Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sfidë Berishës/ PD në gjyq për vulën, grupi Alibeaj njofton emrin e Bujar Vretos si kandidat për Bashkinë e Librazhdit

Vreto-750x375

Bujar Vreto do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Librazhdit. Njoftimi është shpërndarë nga grupimi i drjetuar nga Enkelejd Alibeaj, në një ditë kur dy grupimet brenda PD janë në gjyq për vulën dhe logon.

“Bujar Vreto është zgjedhja më e mirë dhe ai do jetë zëri i Librazhdazve, derë e hapur për zgjidhjen e halleve e problemeve dhe një shërbëtor i përulur në shërbim te komunitetit”, thuhet në njoftimin për prezantimin e kandidimit të Bujar Vretos.

Jeta dhe karriera politike e Bujar Vretos – Kandidat për Librazhdin

Bujar Vreto, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë Librazhd

Bujar Vreto ka lindur Bërzeshtë, ndërkohë që formimin e tij arsimor e profesional e ka marrë në qytetin e Librazhdit. Vjen nga një familje e madhe me tradita, atdhetare, që kanë dhënë  për vendin në fusha të ndryshme por edhe gjak për liri. Bujar Vreto diplomuar në dy fakultete, me master profesional dhe shkencor si dhe i çertifikuar në formimin profesional e lidership. Është i martuar,  baba i tre fëmijëve; një vajze dhe dy djemve. Bujar Vreto është angazhuar në politikë që në fillimet e proceseve demokratke. Familja e tij është persekutuar nga regjimi diktatoria që nga viti 1949. Ai dhe familjarët e tij u bashkuan me lëvizjen për liri dhe demokraci që nga dhjetori 1990.

Bujar Vreto ka qenë mbështetës dhe pjesë e strukturës të PD-së duke punuar dhe ngjitur shkallët një e nga një. Pjesmarrës në rrëzimin e shtatores të diktatorit 20 Shkurt 1991.  Anëtar i grupit nismëtar për krijimin e seksioneve 1991 (Stravaj). Anëtar i kryesisë seksionin nr 4 Librazhd 1993-1996. Sekretar seksioni nr 4 viti 1996-1998. Kryetar Seksioni nr 4, viti 1998-2001, Sekretar grupseksioni 2001-2004, Anëtar kryesie i degës 2004-2006. Përsëri, kryetar seksioni nr 4, viti 2006-2009. Anëtar kryesie dege 2009-2012. Nën/kryetar dege 2010-2012. Përsëri kryetar seksioni 2012-2014. Kryetar Dege i PD-së 2014-2018, 2018-2023 e vazhdim. Anëtar i këshillit kombëtar i PDSH-së 2014-2023 e vazhdim.

Kur Partia Demokratike del në opozitë angazhimet e tij kanë qënë ballore dhe të guximshme përballë pushtetit të Nanos 1997-2005 dhe të ramës 2013-2023. Ska pas asnjëher lëkundje në përballje direkte duke qënë i qartë se kauza për të cilën lufton është më e madhe se frika.

Bujari ka qenë dhe kryetar i Komitetit të ish Përndjekurve Politikë 1993-1996.  Drejtori i institutit të integrimit Prefektura Elbasan 1996-1997. Aktivitet privat 1998-2011. Përgjegjës i rrugëve rurale 2012. Shef i zjarrfikëses Librazhd Qershor-Tetor 2013 (5 muaj). Anëtar i Këshillit Bashkiak 2015-2019. Në zgjedhjet e vitit 2021 falë organizimit dhe punës së palodhur të tij dhe strukturave të PD, u arrit që Dega e Partisë Demokratike të kishte rezultatin më të mirë historik në qytet dhe ndër më të mirin në zonat rurale. Në drejtimin e degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto  tregoi se sot politika shqitare ka nevojë për njerëz të thjeshtë, të ndershēm, të papërtueshëm që u japin besim strukturave, meritokraci kontribuesve, mundësi kreativiteti intelektualëve dhe shpresë të interesuarve se miku i vetëm do jetë profesionalizmi, puna dhe shërbimi ndaj banorëve pa dalllim bindjesh.

Bujar Vreto në zgjedhjet 2021 ishte personi më i mbështetur për kandidat si brenda PD ashtu edhe në komunitet, relatuar kjo situatë  edhe nga anëtarët e grupit punës për identifikimin e kandidaturave.  E njëjta situatë është edhe para zgjedhjeve të 14 Majit ku z. Bujar gëzon mbështetje të gjërë popullore dhe si rrjedhojë  është propozuar nga aktivi dhe kryesia e PD në Librazhd për të kandiduar për këtë bashki.

Zoti Bujar Vreto është zgjedhja më e mirë dhe ai do jetë zëri i Librazhdazve, derë e hapur për zgjidhjen e halleve e problemeve dhe një shërbëtor i përulur në shërbim te komunitetit

Ka ardhur koha që Bashkia Librazhd të ndahet nga injoranca dhe arroganca t’i kthehet qytetarëve.

Related Posts

Leave a comment