Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha pa anjë rol në PD-në legjitime/ Pushton mbledhjet dhe bën zhurrmuesin

enkelejd alibeaj

“Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet të mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final. Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm, pavarësisht kompetencave të rrudhura gjithnjë e më tepër të tij. Zgjedhja e Presidentit degradon fatkeqësisht në raundin e 4 dhe 5 me 71 vota dhe ju e kuptoni se sa penalizuese është për opozitën.

Megjithatë edhe sot që flasim, opinioni im është i qartë, Edi Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin e Republikës, nuk e ka të drejtën as me shumicën e thjeshtë. Katë deputetë të vetë sot nuk përfaqësojnë më zërin e qytetarëve, 2 janë pas qelisë, 2 të tjerë janë dezinjuar si non-grata nga SHBA.

Me bishtin ndër shalë të shmangemi, jo, përfaqësojmë gjysmën e ndershme të shqiptarëve dhe duhet të përballemi me Ramën. Duhet process që të respektojë figurën e Presidencës, transparent. Do diskutojmë të qetë dhe me kohën e duhur si detyrim ndaj qytetarëve.Po ua them që sot që herën tjetër do jeni direkt për të ndjekur mbledhjen.”, ka deklaruar para mediave në dalje të mbledhjes së grupit  parlamentar të Partisë Demokratike ligjore, kryetari i përkohshëm i saj Enkelejd Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment