Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Përjashtimet e anëtarëve me dy standarde”, Bardhi: Basha të tregojë se mbështeti kandidatë të Metës e Berishës ose do tregoj mesazhet

-640-0-1690373719xbardji-577

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi denoncoi dy standardet e përdorura sipas tij në përjashtimin e anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

“Unë nuk i ndaj anëtarët e këshillit sipas qëndrimeve që mbajnë. Jam njohur me një listë të bërë publike në faqen e PD, e cila nga 453 anëtarë është zbritur në rreth 300 anëtarë të këshillit me pretendimin se kanë qënë të angazhuar në fushatë për formacion tjetër politik.

Për kolegët janë anëtarë ata që kanë bërë fushatë për Veliajn janë ende në këshill, ndërsa të bësh fushatë për Igli Carën e ke humbur cilësinë e anëtar I këshillit Kombëtar I PD. I neveris këto standard, të papranueshme.

Cilido që ka bërë fushatë për Veliajn, është në një llogore të gabuar. Por sa kohë nuk ka vendim të këshillit kombëtar nuk jam unë që e përcaktoj.” Tha Bardhi

Ky i fundit  ka shigjetuar Lulzim Bashën, teksa i kerkoi publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin, duke thënë se Basha ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Madje, Bardhi tha se nëse Basha nuk e thotë këtë publikisht, ai do të publikojë SMS që kanë patur kandidatët me Bashën.

“Kam një pyetje për Bashën: Cilin kandidat mbështeti ai në Vaun e Dejës. Këtë duhet t’ia thotë anëtarëve të PD. Nëse nuk e thotë ai, do tregoj unë mesazhet e shkëmbyera me të.

Cilin kandidat mbështeti në Rrogozhinë? Ju siguroj se qoftë në Vaun e Dejës, Kurbin, apo Rrogozhinë, Basha ka mbështetur kandidatët e Berishës dhe të Metës. Por unë nuk mund të kem një standard për vete dhe një për anëtarët e tjerë të këshillit kombëtar.

Do ishte më e ndershme që nëse ndarja në PD, bëhet je anëtar apo jo, mbështet apo Bashën. Mbledhim Kuvendin dhe vendosim një rregull: anëtar I PD është vetëm ai që mbështet Bashën. Unë e votoj, por duhet ta vendosim që ta kemi si standard e më pas ta aplikojmë.

Hedh poshtë me përbuzje atë fletërrufenë që s’i bën ndër askujt. Këshilli do mblidhet nesër në 7 dhe këtë nuk ka asnjë strukturë që mund ta pengojë.” -vijoi më tej Bardhi.

Related Posts

Leave a comment