Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuza e fortë! Agron Kuliçaj ka kërcënuar deputetët e PD, Basha: Kemi fakte

98847dadb83b6b0b4eb9008ccdb7ad03_XL

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbuluar se deputetët e PD-së janë kërcënuar nga ish-funksionarë të partisë për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të 18 Dhjetorit. Në një konferencë për mediat, Basha deklaron se Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion.

“Jam kulturë tjetër, edhe në çështjen më të padrejtë që janë ngritur për mua, jam përballur pa asnjë sprapsje. Nuk do i japim kartë anëtarësie as Aqif Rakipit, as Tom Doshit, dhe asnjë tjetri nga partitë e tjera. Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet Kuvendi Kombëtar? Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ishbadigardët e tij. Që, për fat të keq, i kam pasur për tepër gjatë, përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, edhe në funksion të PD-së, njerëz që sot Tirana i tregon me gisht si bashkëpunëtor oligarkësh. Ku e gjejnë guximin këto? Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar. Nëse ka bërë një nder Sali Berisha është që i ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që u çonte SMS anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos vinin në mbledhjen tonë? Çfarë frike ka nga delegatët e 18 dhjetorit? Ai e di që është pakicë absolute, është i vetëm”, tha Basha./RTSH

Related Posts

Leave a comment