Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbardhen ndryshimet në statutin e PD, Basha edhe kryetar i grupit parlamentar

-640-0-1693220140xbashaa-541

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, ku pritet që të votohen ndryshimet statutore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.

Ky është një nga vendimet që pritet të merret sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku pritet të miratohet statuti i ri. Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin.

Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post që e mbante Gazment Bardhi.

“Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”- thuhet në ndryshimet e statitit të PD-së.

Related Posts

Leave a comment