Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy ditë pas protestës së Berishës, ja çfarë po ndodh në selinë e PD

-640-0-61dbf9f0c70a3

Në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur riparimet. Dy ditë pas protestës së dhunshme të së shtunës, godina do t’i kthehet normalitetit.

Disa punonjës kanë hyrë në godinë duke nisur pastrimin dhe riparimin e dyerve, dritareve apo sendeve të brendshme të shkatërruara.

Protesta e 8 janarit, u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në drejtim të godinës u hodhën gurë dhe u përdorën mjete të tjera të forta.

Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar e arrestuar dhjetëra persona.

U proceduan penalisht edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka.

Nga protesta pati edhe të plagosur.

Related Posts

Leave a comment