Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Basha: Të rinjtë largohen nga shpërfillja e një qeverie që s’i ofron siguri, të investohet në arsim

-640-0-1696234268xbasha-169

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha theksoi se në takime me studentë dhe pedagogë është njohur me problemet themelore me të cilat përballen çdo ditë.

Basha shton se të rinjtë po largohen nga shpërfillja e një qeverie që s’i ofron siguri dhe duhet të investohet në arsim.

“Sot në nisje të vitit të ri akademik i uroj studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Në takime me studentë e pedagogë jam njohur me probleme themelore të cilat përballen çdo ditë: mungesa e mbështetjes për mirëkualifikimin e stafit akademik, arsimim jo cilësor e bashkëkohor, mungesë të infrastrukturës fizike e dixhitale, tarifa studimi të larta, politika jo mbështetëse për karrierë e punësim.

Fatkeqësisht, ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë, të cilët me të drejtë kundërshtojnë ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndalimit të dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

Studentët largohen nga vendi jo nga dëshira por sepse nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë në vend, largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i dëgjon dhe nuk i ofron siguri për të nesërmen.

Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë dhe dëshirueshëm për studentët dhe pedagogët jo duke ndëshkuar ata që kërkojnë të largohen për shkak të kushteve ku është katandisur arsimi universitar, por duke investuar në arsim dhe kërkim shkencor, duke rishikuar tarifat studimore, duke ofruar mbështetje konkrete për arsimimin dhe punësimin e studentëve me paga dinjitoze”, shkruan Basha.

Related Posts

Leave a comment