Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nesër nis shitja e biletave për “Euro 2024”, çmimet, kriteret dhe gjithçka që duhet të dini

-640-0-18c4681e01717140c5df4e6d96bc7388

Nesër nis faza e parë e shitjes së biletave të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Organizatorët kanë preferuar që të bëjnë publike disa detaje, të cilat i vijnë në ndihmë tifozëve, të cilët dëshirojnë të ndjekin nga stadiumi ketë event.

Nesër në orën 14:00, UEFA nis shitjen e më shumë se 1.2 milionë biletave të para për EURO 2024 në Gjermani. Kjo fazë e parë e shitjeve përfundon më 26 tetor.

Të interesuarit mund të aplikojnë maksimumi për katër bileta për person përmes faqes së internetit EURO2024.com. Sipas UEFA-s, nuk ka rëndësi nëse e bëni këtë më 2 apo 26 tetor. Në rast se do të ketë kërkesa të shumta do të jetë shorti, ai që do të vendosë së cili prej aplikuesve të pajiset me biletë.

Sa u përket datave mësohet se vetëm tifozët e Gjermanisë mund të kenë një avantazh në këtë “valë” të parë shitjesh pasi për momentin është bërë publike vetëm kalendari i Gjermanisë në grupe. Ekipi i Nagelsman çel kompeticionin në Mynih më 14 qershor dhe më pas më 19 qershor luan në Shtutgart ndeshjen e dytë ndërsa më 23 udhëton drejt Frankfurtit për të luajtur takimin e tretë të fazes në grupe.

Sa u përket 31 pjesëmarrësit e tjerë ende nuk janë përcaktuar stadiumet ku do të luajnë tre ndeshjet e grupeve. Më shumë në këtë drejtim tifozët do të njihen më 2 dhjetor kur do të hidhet edhe shorti i grupeve. Pra kushdo që aplikon tani nuk e di ende, përveç takimeve të Gjermanisë, cilat skuadra do të mund të shikojnë.

Çmimet e biletave variojnë nga 30 euro (kategoria më e lirë në takimet e grupeve) deri në 1000 euro (kategoria më e mire në finalen e Berlinit). Edhe pse kategoria më e lirë për stolat direkt pas portave ​​ofrohet për të 51 ndeshjet, ndryshe nga viti 2021, çmimet janë rritur në përgjithësi krahasuar me Kampionatin Evropian të kaluar.

Çmimet në kategorinë “Tifozët vijnë të parët”: faza e grupeve 30 euro, për ndeshjen hapëse është 50, 1/16 50 euro, çerekfinalet 60 euro, gjysmëfinalet 80 euro, finalja 95 euro.

Çmimet në “Kategorinë e 3-të”: faza e grupeve 60 euro, për ndeshjen hapëse 195 euro, 1/16 85 euro, çerekfinalet 100 euro, gjysmëfinalet 195 euro, finalja 300 euro.

Çmimet në “Kategorinë 2”: faza e grupeve 150 euro, për ndeshjen e hapëse 400 euro, 1/16 175 euro, çerekfinalet 200 euro, gjysmëfinalet 400 euro, finalja 600 euro.

Çmimet në “Kategorinë 1″: faza e grupeve 200 euro, për ndeshjen e parë 600 euro, 1/16 250 euro, çerekfinalet 300 euro, gjysmëfinalet 600 euro, finalja 1000 euro.

Çmimet në “Kategorinë 1 – Premium”: faza e grupeve 400 euro, për ndeshjen e parë 900 euro, 1/16 500 euro, çerekfinalet 700 euro, gjysmëfinalet 900 euro, finalja 1000 euro.

UEFA bën me dije se pas shortit të grupeve, më 2 dhjetor, dy ditë më vonë më 4 dhjetor fillon faza e dytë e shitjeve të biletave. Në këtë fazë do të përfshihen shoqatat kombëtare të skuadrave pjesëmarrëse. UEFA ka bërë me dije se në muajin prill u jep mundësi tifozëve të pajisur me bileta që ti shkëmbëjnë me njëri-tjetrin me qëllim që të asistojnë në ndeshjet e ekipeve të tyrë të zemrës.

Ndërsa një tjetër “valë” shitjesh do të bëhet edhe më 4 qershor të 2024 ku do të vendosen në dispozicion bileta për kombëtaret, të cilat janë kualifikuar në fazën e eleminimit direkt.

Related Posts

Leave a comment