Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“I sollëm lumturi shqiptarëve”, arkitekti i Kombëtares, Sylvinho: Seriozitet, zemër e shpirt drejt Euro 2024

-640-0-ff93da697755a81ba5c675cf1c1bfddb

Në emocionet e fitores historike ndaj Polonisë mbrëmjen e djeshme, të gjithë tifozët shqiptarë brohorasin emrat e Jasir Asanit që shënoi një kryevepër dhe Mirlind Dakut që i dha ‘grushtin e fundit’ polakëve.

Mirëpo, nuk duhet harruar as arkitekti i kësaj skuadre, trajneri Sylvinho.

Braziliani ka sjellë një frymë fantastike në skuadër dhe emra të rinj e po korr frytet që në ndeshjet e tij të para.

Kreu i pankinës kuqezi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram ku shprehet mjaft i lumtur për këto rezultate pas një jave pune fantastike.

“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme.

Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve.

Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri”, shkruan Sylvinho.

Positimi i Sylvinhos ne Instagram
Positimi i Sylvinhos ne Instagram
Positimi i Sylvinhos ne Instagram
Positimi i Sylvinhos ne Instagram

Related Posts

Leave a comment