Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U përjashtuan 8 deputetë të PD/ Gjekmarkaj: Autoritarizëm! Tani opozita në Kuvend, e parfumosur, me dhëmbë të larë e që flet me zë të ulët

gjekmarkaj-651x450-1-651x375

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për perjashtimin nga punimet e Kuvendit, të 8 ligjvënësve demokratë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjekmarkaj thotë se qeveria nuk është “edukatore” e opozitës që mund t’i “shkulë veshin” sa herë të dojë.

Sipas tij, përjashtimi i vazhdueshëm i deputetëve nuk është parlamentarizëm por autoritarizëm. Me tone ironike, deputeti demokrat thotë se pas këtij qortimi nga qeveria, deputetët e opozitës do të vijnë në Kuvend “të parfumosur dhe të flasin me zë të ulët, e herë pas here të kthejnë kokën nga Taulant Balla për të konfirmuar nëse thanë gjënë e duhur”.

Postimi i Agron Gjekmarkajt:

Opozita nuk është nxenese e Qeverisë. Kjo e fundit nuk ka per detyrë të edukojë të paren me “shkulje veshi”. Përjashtimi i vazhdueshëm i deputetëve nuk është respektim i etikës parlamentare por goditje ndaj parlamentarizmit. Opozita fjalën ka nëse nuk i jepet mundësia që ta thotë atë biem në autoritarizëm ndaj të cilit kemi detyrën e shenjtë të reagojmë.

Ky nuk është apel mëshire ndaj qeverisë se opozita e gjen mundesinë për ta thënë fjalen e saj por thirrje për tu kthyer tek arsyeja si respekt ndaj vendit. Në vendet demokratike nuk ndëshkohet as fjala as opozita. Kjo ndodh atje ku ato shihen si bezdi. Pas këtij qortimi opozita duhet të mbajë pastërti, të presë thonjët, të lajë dhembet ,të profumoset e të flasë me zë të ulët. Ndojeherë të shohë nga Taulanti në tha gjënë e duhur!!!

Një ditë më parë, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 8 deputetëve demokratë. Kjo kërkesë është miratuar sot në mbledhjen e Komisionit të Etikës në Kryesinë e Kuvendit.

Related Posts

Leave a comment