Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një shoqëri e mbërthyer fort pas banalitetit

download (12)

Ardian Xhelili

E kam thene dhe disa here te tjera qe stacionet televizive me programet e tyre po shkaterrojne shoqerine dhe ne vecanti rinine shqiptare. I ndjek disa programe (jo rregullisht) me teper per te pare shoqerine tone ne teresi. Nje program qe mund edhe te shkaterroj jeten e dikujt vetem e vetem per te bere para.Nje program tejet i korruptuar qe ne te njejten kohe qe nje personi i jep te drejten per te nominuat 3 veta ( sepse ka fituar nje kompeticion) e fut edhe kete person pa asnje arsye ne nominim me gjithe te tjeret. Rezultati dihet : nominuesi i 3 personave del nga shtepia .

Jam plotesisht i bindur se ky BB i shenderruar ne pacavure nga Arbana dhe drejtuesit e tjere te programin tregon me se mire se ku shoqeria jone qendron. Une nuk kam pare ndonje BB te ndonje vendi tjeter, por jam 100% i sigurte se nqs nje person do te kercenonte, ofendonte, bullizonte nje femer do te ishte nxjerre automatikisht jashte. Jam i sigurte se edhe shoqeria jashte do ta denonte fort personin dhe jo ta shpallte gjigand, hero, madheshtor. Ne shoqerite e huaja kurre nuk do te mbeshetej nje mashtrues ordiner, por shoqeria jone e ka kult mashtrimin, e don mashtimin, e i falet mashtrimit. Ne shoqeine tone kush nuk eshte mashtrues eshte i paafte. Ne emer te krahines , nje cope buke, nje vendi pune, apo thjeshte se na ben per te qeshur ne vdesim t’na tallin, mashtrojne korruptojne. Pas Berishizmit si rryma qe perfaqeson shembullin me te mire nje shoqerie te mberthyer fort nga sindroma e stokholmit tani kemi nje shoqeri te mberthyer dhe dashuruar fort mbas banalitetit , perfaqesuar nga rryma e Luizimit! Nje shoqeri e tere qe po i bie me gure nje femre vetem e vetem se i atakoi kultin.

Leave a comment