Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë paralajmëron?! Grupi i Berishës sërish te selia e PD-së: Nesër do të…

Screenshot_9-2-780x405

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit edhe ditën e sotme ka mbërritur në Partinë Demokratike por çdo tentativë e tyre e bën të pamundur hyrjen brenda selisë blu.

Pasi provuan të gjitha dyert të cila rezultojnë të kyçura, Ervin Minarolli tha se ky është një rast unikal në botë por paralajmëroi se demokratët ditën e nesërme do të vijnë për të ekzekutuar vendimin.

Ervin Minarolli:
“Kjo është situata në PD edhe dje edhe pardje erdhën deputetë dhe anëtar të Komisionit të Rithemelimit dhe selia është e mbyllur. Ky është një rast unikal që një parti mbyll dyer por mbështetësit e vet, është një parti e mbyllur dhe nesër do të vijnë demokratët të ekzekutojnë vendimin”

Sekretari i FRPD-së, Grigels Mucollari:
“Këta janë një grup njerëzish që e kanë uzurpuar këtë parti. Gazment Bardhi mashtron opinionin publik dhe ata pak demokratë që e mbështesin atë dhe Lul Bashën. Ai ka lexuar mbi 4 mijë emra tek ai anti-Kuvendi, delegatë që Bardhi ka lexuar janë vetëm 1 mijë prej tyre, dhe ai pastaj ka lexuar nga dy herë dhe tre herë emrat e njëjtë. 831 prej tyre i ka sajuar emrat në mënyrë të qëllimshme, këta emra nuk janë njerëz real, janë shtuar në mënyrë artificiale, 66 janë emra të shpikur nuk ekzistojnë ose janë një pjesë e emrave që kanë vdekur. Bardhi mashtron opinionit publik”

Mimoza Hadarmataj:
“Kjo javë duhet të ishte një javë pune, në këtë seli nuk përgatitet asnjë aksion kundër qeverisë Rama, nesër do të vijnë demokratët t’i kthejnë selinë vetes së vet”.

Related Posts

Leave a comment