Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kuvendi i berishistëve banket me turlilloj asortimenesh

Kuvendisali-berisha----17.55.001639242015
 Kuvendi i djeshëm i “Rithemeluesve” na tregoi një masë të madhe njerëzish që duartrokisnin e brohorisnin disa politikanë, të cilët deri dje i shanin e pështynin pavarësisht se pardje i kishin duartrokitur dhe brohoritur. Në të njejtën kohë, ata sot shanin e pështynin disa njerëz të tjerë, që gjithashtu deri dje i duartrokisnin e brohorisnin…
Nga Ergys MËRTIRI –
Kuvendi tregoi se fytyra e re e partise mund te krijohet vetem me figura te vjetra e te lodhura; se hapja e saj mund te behet vetem duke rikthyer ne krye ata qe jane kapur me thonj e qe kane mbajtur mbyllur kanatet me sa fuqi kane, per te ruajtur pozitat e veta qe nuk i leshojne prej 30 vjetesh; se Edi Rama mund te mundet vetem me humbesa historike qe nuk i ka votuar kush as diten e pare; se diferencen ndaj kesaj qeverie te korruptuar mund ta beje vetem me ish-funksionare te korruptuar (ish-ministra, ish-drejtore tatimesh, doganash, hipotekash e kadastrash) te cilet, pas rikthimit ne pushtet, do shpetojne Shqiperine nga korrupsioni.
Por, mbi te gjitha, ai tregoi se njerez me kontribute historike ne parti konsiderohen ata qe kane gezuar poste privilegje, nepermjet te cilave jane majmur e pasuruar historikisht, prej dekadash, ne kurriz te partise e Shqiperise.
Kuvendi na tregoi se pikerisht keta qe shajne e peshtyjne, jane duke bashkuar partine, dhe kete mund ta bejne vetem nepermjet nje procesi zgjedhor te njeanshem, te ngutshem, pikerisht ne mes te krizes, percarjes dhe tensionit. Ata thone gjithashtu se kane qene bashkues gjithmone, edhe kur kane akuzuar palen tjeter per tradheti, per bashkepunim me armikun, per pazare me Edi Ramen, per korrupsion me qeverine, e madje edhe kur sulmuan me gure, hunj e leva palen tjeter ne 8 janar.
Bashkimi ne PD behet me hunj.
Kuvendi na tregoi se te ardhmen tone mund ta ndertoje vetem nje plak 80 vjec i ndeshkuar para 9 vitesh nga populli me nje milion vota, i sterkonsumuar nga nje politike e eger dhe tribale si kjo, i percare e copetuar me nje pjese te mire te partise se vet dhe, se fundi, i shpallur i korruptuar e i padeshiruar nga SHBA-te, te cilet e kercenojne me izolim nderkombetar.
Kuvendi, nder te tjera shpalli sot fitoren jo vetem mbi Alibeajn, por edhe mbi Ramen, Sorosin, Bajdenin dhe gjithe boten.
Kuvendi nxorri ne pah shume njerez qe, ndersa dje shanin e peshtynin kedo qe nuk e pranonte foltoren, sot shajne e peshtyjne foltoren te zhgenjyer se nuk i ftoi te ishin pjese e forumeve te reja te revolucionit, te cilit ata i dhane jete. Mesa duket, tre dekada nuk iu kane mjaftuar ti njohin heronjt e tyre! Sigurisht, revolucioni ha bijt e vet dhe ky eshte vetem fillimi.
Ka akoma, por asgje nuk mbaron ketu, do kemi evente e sebepe te tjera ne vijim. Revolucioni marshon.

Related Posts

Leave a comment