Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

”Shkak u bë shoku i ri i dhomës”, si nisi sherri i të rinjve shqiptarë në Itali që përfundoi në tragjedi?

-640-0-1690377372xrh-969

Ditën e diel në Padova të Italisë, disa të rinj shqiptarë u përfshinë në një sherr masiv, ku si pasojë ka mbetur i vdekur 24-vjeçari Albert Deda dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Autorët e krimit u larguan nga vendngjarja, por u kapën nga policia 20 km larg kufirit të Sllovenisë. Bëhet fjalë për vëllezërit shqiptarë Ilmi dhe Klinton Rakipaj 19 dhe 24 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje dhe tentativë vrasjeje për motive të dobëta.

Të dy vëllezërit shqiptarë do të merren sot në pyetje nga policia dhe më pas dosja do t’i dërgohet prokurorit të Padovas. Sipas të gjitha gjasave, 24-vjeçari dhe 19-vjeçari do të transferohen në Padova deri në fund të javës.

Sipas mediave të huaja të enjten, u caktua autopsia për trupin e viktimës për të kuptuar se sa dhe cilat ishin plagët fatale. Dy bashkatdhetarët e tjerë të plagosur që u përfshinë në debatin e dhunshëm që shpërtheu në orët e para të pasdites së të dielës së 23 korrikut, në hyrje të pallatit ku banonin, ndodhen ende të shtruar në spital. Asnjë prej të përfshirëve në këtë sherr nuk ka precedent penal dhe dosjet e tyre janë të pastra.

Sipas karabinierëve, shkaku i mosmarrëveshjes mes shqiptarëve ishte ardhja e një shoku të ri të dhomës. Por debatet mes miqve përfunduan në vrasje dhe tentativë vrasjeje. Arma e vrasjes ishte një thikë kuzhine.

Kështu rezulton nga hetimet e para të kryera nga karabinierët e Njësisë Hetimore të Departamentit të Operacioneve. Thika e cila është sekuestruar nga policia u gjet në banesën e të rinjve në via Dorighello 8. Pas goditjes me thikë, vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj ishin kthyer në shtëpi; pastruan gjakun dhe përgatitën një çantë shpine për arratisjen.

Gjatë autopsisë do të verifikohet përputhshmëria mes plagëve vdekjeprurëse në trupin e Albert Dedës dhe tehut të thikës së kuzhinës të sekuestruar.

Related Posts

Leave a comment