Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paralajmërohet përjashtimi? Koduzi: Të bëhet ndarje e qartë me deputetët e Berishës

-640-0-1694961189xkofuzi-460

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se ka ardhur koha që deputetët të cilët përkrahin Berishën, duhet të ndahen nga pjesa tjetër e deputetëve e demokratë.

“Unë mendoj se tani është momenti që hallka e fundit, ata deputetë që po i përdor Berisha dhe po i josh Edi Rama me oligarkët e tij për interesa të tyre, të bëjnë një ndarje të qartë”, tha ai.

I pyetur nëse po paralajmërohet përjashtimi i tyre nga Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, Koduzi tha se “loja e deputetëve me dy karrige duhet të marrë fund, por nuk duhet ta quajmë përjashtim.

Sipas tij deputetët nuk mund ta quajnë veten pjesë të Partisë Demokratike e ndërkohë të mos njohin institucionet e saj por të njohin për kryetar Sali Berishën.

“Nuk është çështje përjashtimi. Nuk mund të flasësh në emër të PD-së dhe të njohësh për kryetar Sali Berishën.

Loja me dy karrige që mbajnë këta deputetë duhet të marrë fund. Kush është në PD duhet të njohë institucionet”, shtoi Koduzi.

Related Posts

Leave a comment