Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet/ Enkelejd Alibeaj mbledh grupin parlamentar dhe Kryesinë në selinë e re të PD

-294-166-1663077733xalibeaj-5-770x392-137

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023, kryetari komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot pasdite Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.

Kjo është edhe mbledhja e parë që grupi i PD do të zhvillojë në zyrat e reja që kanë marrë me qira rrugën Donika Kastrioti.

Në fokus të kësaj mbledhje do jenë diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve për garën elektorale. Mbledhja e sotme është e rëndësishme për Alibeajn, pasi duhet të përcaktohen kandidatët e ndërsa koha nuk është në favor të tij.

27 marsi është afati i fundit për të regjistruar kandidatët në KQZ, ndërkohë që Alibeaj deri më tani ka bërë publik shumë pak emra, në ndryshim nga kampi tjetër i PD-së që ka të publikuar listën e plotë të kandidatëve, ndërsa PS pothuajse i ka përcaktuar të gjithë dhe mbetet vetëm zyrtarizmi më 25 mars.

Në mbledhje pritet të zyrtarizohen kandidatët, por nuk dihet nëse do të bëhen publikë deri në afatin e fundit që është 27 marsi.

Related Posts

Leave a comment