Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Roland Bejko: Kush nuk do te mbështet politikat e PD, nuk do të bëjë pjesë e grupit parlamentar

-640-0-1690291511xbejko-208

Roland Bejko i ftuar në Breaking në Top News, ka diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në PD.

Roland Bejko: Nuk e di numrin e sakte, por perderisa zyrtarisht keta njihen si anetare te grupit parlamentar te PD ato do te marrin preference. Sepse nuk kemi ndryshim tjeter pervec faktit qe u konfirmua largimi I atyre qe kane dy vjet qe nuk e frekuentojne grupin parlamentar te PD.

Gazetari: Pse jane “meshiruar” emra te tjere? Keni shprese se mund te bashkohen me ju apo cfare?

Roland Bejko: Qellimi I PD nuk eshte te largoje njerez, sic e keni pare. Madje eshte akuzuar nga analiste dhe politologe qe PD nuk mban qendrime te prera, te sakta dhe nuk eshte vendimmarrese ne raport me ata qe jane te luhatshem apo shkojne dhe frekuentojne parti apo organizata te tjera, sic eshte rasti I levizjes se z.Berisha. Ne keto kushte PD eshte duke mbyllur ciklin e paqartesive, levizjeve vajtje-ardhje. PD brenda disa diteve do te marre teresisht formen e vet, grupit parlamentar dhe ekipin e saj politik.

Gazetari: Do te kete nje rishikim edhe te kesaj liste?

Roland Bejko: Patjeter! Kush nuk do te frekuentoje linjen e PD, grupin parlamentar te PD, te perfaqesoje politikat e PD, qe kane kryer Lulzim Bashen, natyrisht nuk do te beje pjese ne grupin parlamentar te PD apo ne PD.

Kemi vija te kuqe per deputete te caktuar? Kush nuk mund te vije me ne grupin tuaj?

Roland Bejko: Ata qe jane perjashtuar. Te gjithe kane te drejten te rikthehen, por natyrisht ne momentin qe je perjashtuar nga grupi ke 6 muaj kohe te rikthehet. Pra, nese I rikthehet mendja qe ti bashkohet vijes se PD dhe ta kryeje veprimtarine e tij politike ne parlamentar te PD eshte I mireseardhur.

Gazetari: Perjashtimi duhet te kete edhe nje koncept politik. Nuk mund te perjashtohesh dhe te vish prape?!

Roland Bejko: Deputeti eshte i lire, ne nje fare menyre zgjedhin ne nje rrethane te caktuar, ne nje kohe te caktuar, nje qendrim te caktuar. Dhe nese e kthen mendimin e korrigjon vetveten deputeti apo kushdo eshte i lire qe brenda rregullave te percaktuara nga statuti dhe rregullorja e PD.

Related Posts

Leave a comment