Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I ra bilbilit dhe bllokoi foltoren, përjashtohet deputeti i 13-të i PD, gjobitet me vlerë sa dita e punës

auto_spahooo-600x3601676553338

Një tjetër deputet i PD është përjashtuar sot nga seanca plenare pasi i ka rënë bilbilit dhe ka bllokuar foltoren e parlamentit.

Bëhet fjalë për Edmond Spahon.

Gjithashtu deputeti është gjobitur, duke iu hequr dita e punës. Vendimin ia ka bërë të ditur nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, që drejton seancën plenare të ditës së sotme.

Bashkë me Spahon shkon në 13 numri i deputetëve të PD që janë bllokuar nga seancat plenare.

Deputetët e PD të përjashtuar më herët janë Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati.

Related Posts

Leave a comment