Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita e Miqësisë mes Gazetarëve, nga qyteti Përmet në të cilën të gjitha janë në shenjë zemre dhe luleve trëndafiltë

Permet-860x484-1

Nga Ilir KRASNIQI

Në një ditë ftohtë shkurti në Prishtinë, një ftesë nga Xhimi Vila, President i Shoqatës RessEgnatia, dhe kryetari Unioni i Gazetarëve i Qarkut Elbasan, Besim Dybeli për Edicionin e XI të Dita e Miqësisë së gazetarëve më ngazëlleu shumë. Aq më tepër kur ky eveniment ishte planifikuar të mbahej në Përmet qytet të cilin  asnjëherë nuk e kisha vizituar më parë si dhe Leskovik edhe Ersekë( Kolonjë). Në mëngjesin e hershem qe shkëlqente nga dielli tek korpusi universitar në Tiranë ku ishte pikënisja, u takova  me kolegët që kishin ardhur nga Mali i Zi, Musa dhe Ilmira,  që më parë nuk i njihja por që ishin mjaft shoqërues. Ishte e pritshme te takoja edhe Bashkim Shala nga Kukësi. Autobusi i destinuar per kete organizim ishte parapare që gjatë rrugës në disa pika të merrte edhe gazetarë tjerë. Pas 5 ore udhëtimi arrijmë ne këtë qytet qe dukej sikur sytë te tradhtonin nga qetësia dhe pastërtia. As lodhja nga rruga e gjatë nuk të sfidon që menjëherë të fillosh xhirot pa një pushim të shkurtër. Sepse për të njohur këtë qytet duhet të hyjmë në brendësin e saj.

Po sa vendosemi në hotel Përmeti, e ftoj kolegun Imer Hysa ti bëjmë së paku një blic vizitë pjesës historike të qytetit rrugicat e së cilës ishin rinovuar me gurrë dhe kalldrëm duke ruajtur të veçantën e saj  ndër shekuj. Ky qytet pesë shekullor ku këmbët i lag në ujerat e Vjosës ndërsa kryet e mbështet në shpinën e malit të Dhëmbelit, është vendlindja e tre vëllezërve Sami,Abdyl dhe Naim Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço, muzikantëve të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu.

Përmeti është një qytet i vogël për emocione të mëdha. Është interesant që ky qytet nuk mund të përjetohet në mënyrë fragmentare sikurse, madje edhe ndonjë metropol që përmban ndoshta tri katër elemente të njohura për ti vizituar. Qendra historike është ideale për të pushuar shpirtin tuaj, duke u zhytur në historinë e pasur me të mëdhenjtë e Përmetit, para çlodhjes me shijet gastronomike të kësaj zone dhe për të qenë pjesë e ngjarjeve emocionuese.

Bëjmë një vizitë tek Kisha e Shën Nikollës, për të vazhduar nëpër rrugicat e qytetit historik ku janë ngritur shtëpi gurësh dhe bujtinash. Qyteti ka një elegancë tipike të saj.

Arti, kultura dhe bukurit gastronomike, duket që Përmeti ka të gjitha. Këtu ka një harmoni te papare te funksionimit te jetës urbane dhe rurale kur është fjala për gastronominë.  Çfarëdo vendi publik qe vizitoni  do te hasni një raport respekti.

Derisa autoritetet vendore janë të kënaqur më atë që është punuar, pa dyshim që ishte evidente. Në një pritje të ngrohtë kryetarja e këtij qyteti Alma Hoxha uruoi një mirëseardhje gazetareve në qytetin më të bukur të botës siç e kishte cilësuar asokohe Edit Durham me nga nje tufe trandalinash -simbol i ketij qyteti. Ajo nuk fshehu kënaqësinë që ky qytet u përzgjodhe për aktivitetin Dita e Miqësisë.

Kryetari i Unionit te Gazetareve te Shqipërisë Aleksandër Cipa tha se ky eviniment i XI i rradhës tha se përveq shkëmbimit të përvojave përcjellin edhe mesazhin që lidhet thjeshtë jo vetëm me profesionin por edhe misionin tonë për të sjellë në vëmendjen të opinionit publik përmes raportimit spontan të realizohen një lloj imazhi bashkëpunues kontribues që përmirëson jetën e komunitetit në zonat periferike dhe jo vetëm metropolitane. “Por dua tu tregoj se në qytete të tilla  të cilat nga pikëpamja demografike  janë të vogla  jeta është po kaq  fisnike  sa edhe kur zhurmon , jeta është po kaq e bukur  dhe kaq vazhduese  sa edhe kur mendon se je në një qytet  zhurmë madh.  Jeta në periferi të tilla që nuk janë  periferi  ka estetikën e bukurisë shpirtërorë që  një nga mungesat më të mëdha në shëndetin publik të shoqërisë sonë sot”.

Kryetarja Hoxha prezantoi qytetin me fjalët sic thoshte që i burojnë nga zemra  si në cilësinë e kryetares së bashkisë  por edhe me syrin e një qytetareje. “Për të folur për Përmetin asnjë fjalë nuk e përshkruan atë që syri të sheh dhe shpirti  ndjen pasi largohesh prej tij. Zoti është treguar shumë bujar me ne , duke na dhënë klimë, natyre relief, vlera të larta historikë,  kulturore që ndërthuret më së miri  dhe e bëjnë Përmetin unik. Përmeti i vëllezërve Frashëri, objekteve të shumta të kultit mijëra vjeçare të kulturës dhe historisë”, thote ajo.

Vazhdojme per në qendrën multifunksionale aty ku eshte vendosur copezat e historise se ketij qyteti.

Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Dhe ne mbremje në një organizim gazetarët u njohën me gatimet em kësaj zone ne restoranin Familjar në qendër të qytetit. Tradita e gatimeve të njohura përmetare, sikundër prodhimit të recelërave dhe glikove, e bëjnë edhe më atraktivë këtë qytet për turistët vendas e të huaj. Në këtë qytet gjen gatime tradicionale , me prodhime bio të këtyre anëve, si shqeto e dollma me gjethe pjergulle, pulë me arra dhe roshnica, raki e rrushit dhe një shumëllojshmëri verërash të kuqe e të bardhë përmetare.

Bukurinë e shpirtit dhe mikpritjen e rrallë të përmetarit e gjen edhe në sentencën popullore: ”Kush shkoi mik në Përmet, dhe s’e pritën porsi mbret”. Banoret e ketij qyteti janë mjaft paqësor, bashkëpunues,  dhe kjo ka lehtesuar punen e udhehqejes se kesaj bashkie. Vete pastertia e ketij qyteti të kujton disa vargje të Nolit:

A do të hash e të bësh qejf?

Sofra e shtruar si për mbret.

Pastërti e për hyzmet

Të tillë gjen veç në Përmet.

Kryetarja Hoxha thote se kulinaria është produkt yni turistik   i cili është trashëgimi brez pas brezi  e traditës unike  të Përmetit ndaj gjikot, vera,  rakia mund të shijohen  vetëm në Përmet. Cilësia e shërbimit është e ngritur për dallim nga shumë vende tjera.

Përshtypjet e para për këtë qytet nuk lënë indiferentë ne vizitorët . Ky qytet i kushton rëndësi të madhe të madhe hortikulturës dhe pastërtisë në qytet, kështu që Përmeti nga të gjitha qytetet e hapësirës shqipfolëse pa kurrfarë rezerve është mban titullin e qytetit më të rregullt. Ndonëse në shumë qytete  vërehet braktisja e të rinjve, megjithatë ka njerëz kreativ dhe vizionarë, zejtarë dhe sipërmarrës,  për faktin se në një  pjesë e mirë e administratës janë te punësuar sipas kryetares së komunës Alma Hoxha, një numër i të rinjëve që kanë përfunduar studimet në vendet perëndimore por që janë kthyer pavarësisht mundësive për të vazhduar jetën atje.

E megjithatë, mëngjesi është i patejkalueshëm. Nuk ka asgjë më të bukur se një mëngjes i hershëm i Përmetit. Një kafe me shërbim mirëseardhje dhe plot buzëqeshje në cilin do lokal  që hynë. E dimë  që pas një nate mjaft të bukur, është e vështirë të largohesh nga ky vend. Madje krijoheshin situata qesharake ku secili nga kolegët me vrap pas mëngjesit dëshironin të shfrytëzonin disa minuta për të bërë xhiro në pjesë të ndryshme para ndarjes  nga ky qytet krahapur për secilin vizitor.

Thonë se toka e shenjtë është vendi ku toka kufizohet me ujë. Deri në Banjën diku 8 kilometra nga Permeti do të na shoqëron lumri Vjosa i vetem i egër në Evropë.

Asgjë nuk të hap shpirtin në këtë pjesë si lëvizja e gjatë që është e vetmja mënyrë për të parë pjesa të ndryshme panoramike të natyrës dhe majeve të mbuluara me dëborë që shkëlqenin si pasqyrë.  Ngadal marrim rrugën për në ujwrat termal tw Bonjës,  që ofrojnë jo vetëm, bukuri natyrore  por edhe vlera kuruese, duke u shoqwruar nga bukurit e tjera.

Kjo rrugë përshkon peisazhe të pabesueshme dhe do t’ju magjepsin me bukurinë e tyre. Kështu që udhëtoni ngadalë, thithni gjithçka rreth jush, ndaloni shumë dhe bëni foto.

Leave a comment