Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tensionohet situata, deputetët demokratë fryjnë bilbilat në Kuvend

auto_xdvxb1676542996

Ndonëse disa deputetë demokratë u përjashtuan nga seanca plenare e së hënës për shkak të sjelljeve jo etike, edhe këtë herë ka pasur episode të tilla në Kuvend.

Njëri prej deputetëve demokratë ka nisur të bjerë bilbilit ndërsa Ermonela Felaj po diskutonte me Oerd Bylykbashi që ndodhej në Foltore.

Në një moment, Edmond Spaho ka tentuar që të shkojë pranë foltores dhe duke i rënë bilbilit. “Mund ta bëni këtë sjellje nëse mendoni se ju shkon thinjave tuaja vazhdoni..”, thotë Felaj.

Kujtojmë që Sali Berisha, Edi Paloka, Bellind Këlliçi dhe Flamur Noka u përjashtuan për sjellje jo etike dhe zhurmën që shkaktuan në Kuvend.

Related Posts

Leave a comment