Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK i kërkoi të birin, Berisha bën presion: Le ta thërrasin po s’do zbulojnë gjë

-640-0-ecc65543f5acfd74e2b729db283eb5f1

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme lidhur me kërkesën që SPAK bëri ditën e sotme për djalin e tij, Shkëlzen Berisha, në rolin e dëshmitarit lidhur me ngjarjen e “Gërdecit”.

Berisha pa hezitim tha se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe mund ta thërrasin në çdo moment. Ai theksoi se Shkëlzen Berisha do të jetë i gatshëm të japë përgjigjet e tij në favor të hetimit.

Mirëpo, më tej ish-kryeministri u shpreh skeptik lidhur me drejtësinë pasi sipas tij brenda ambienteve të SPAK ka prokurorë të cilët japin vendimet nën ndikimin e politikës.

“Në çdo kohë, unë ja kam bërë të qartë që smund të ketë kurrë asnjë lloj hezitimi për asnjë hetim. Jam abolustisht mbështetës me gjithë fuqinë time për çdo përpjepkje për zbatim të ligjit. Por nga ana tjetër aty ka kriminel, ka nxjerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Ai është një insistucion i një rëndësie shumë të madhe, a mund ne të majtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh? Cilindo të thërrasin çdo njeri të shkojë të japë përgjigje për çdo gjë”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment