Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Urdhër arrestet e SPAK për incerenatorët/ Mësoni kush është arrestuar dhe shpallur në kërkim?

inceneratori-590x354

Ndërkohë që ish ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit të Zyrtarëve tëLartë, se bashku me të janë firmosur urdhër arreste edhe për tre eksponentë të tjerë të përfshirë në këtë aferë, njeri prej të cilëve, Mirel Mërtiri, pronari i kompanisë që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës, është shpallur në kërkim, nga që në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, Policia nuk e ka gjetur në banesë.  Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe Klodian Zoto e Stela Gugalla. Raportimi vjen nga “Pamfleti”, sipas të cilit 43 vjeçari Mërtiri ka firmosur një duzinë kontratash për punë publike dhe koncesionesh me vlerë qindra milionë euro, pa u ekspozuar asnjëherë personalisht. Në vijim i njejti vijon raportimin:

“I lidhur ngushtë me firmëtarët zyrtarë dhe njëherazi bashkëpunëtorët më besnikë, Stela Gugallja– partnerja e tij dhe Klodian Zoto –jurist dhe bashkëpunëtor i hershëm, Mërtiri ndërtoi perandorinë e tij të biznesit mbi bazën e një rrjeti të gjerë kompanish satelite në Shqipëri dhe në zona “offshore”.

Vlen të theksohet se, koncesionet e mbetjeve urbane kanë qenë simboli më i debatuar i politikave të partneritetit publik-privat të qeverisë Rama, ndërsa Partia Demokratike propagandoi me bujë mediatike, hetimin parlamentar të 3 landfilleve Tiranë, Fier, Elbasan, që banda qeveritare i dha trafikantëve Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.

Vetë Kontrolli i Lartë të Shtetit, sipas një vlerësimi, parashikonte se ky koncension do t’u kushtonte taksapaguesve shqiptarë mbi 350 milionë euro për tre dekadat e ardhshme.

Akuzave në rritje për korrupsion dhe kallëzimit penal të kryer nga subjekti politik nga PD, SPAK iu përgjigj duke zhvilluar hetime mbi procedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së koncensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, por edhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncensioni midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.100, datë 12.12.2021 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur: Masa e sigurisë “arrest në burg” për Lefter Kokën, Klodian Zoton, si dhe Stela Gugalljan (ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë Albtek Energy).

Afërsia e Mërtirit me ish-ministrin e Financave Ahmetaj, sot zv.kryeministër dhe njëherazi ministër i Shtetit për Rindërtimin, ngre pikëpyetje për konflikt të mundshëm interesi në përzgjedhjen e fituesve të tre koncesioneve të mbetjeve urbane.

Miku e ortaku i Ahmetajt, ministri “tutor” i biznesit të plehrave në Shqipëri, kishte në pronësi dhe 2 llandfillet Fier e Tiranë, ku ka pjesë dhe grupi mafioz “Ndraghet’a”, nëpërmjet kompanisë “Eco Albania”; ortake 49% me Bashkinë Tiranë për këtë koncesion me afat për 84 vite, ose deri në vitin 2100.  Por ajo nuk është lidhja e vetme në radhët e politikës.

Pamfleti raportonte se bashkë me dosjen 430 milionë Euro të plehrave në Tiranë, Elbasan, Fier, SPAK duhet të bëje pjesë hetimi edhe dy koncesione të zeza, me të cilët banda e landifilleve po kontrollon tregun e gazit natyror dhe po zhvat miliona Euro minerale pa paguar as “1 cent” në shtet; mbasi si përfituesit privat dhe licensuesit shtetëror, janë i njëjti grup kriminal në këto pazare. Përmes një artikulli, Pamfleti informonte opinonin publik se banda “Zoto” nuk kishte nën zotërim vetëm biznesin në 3 PPP-të e landfilleve, por dhe 2 koncesione të tjera të dhëna po nga shefat e bandës “Rilindja”.

Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka– në të njëjtë kohë me 3 PPP-të e landfilleve Tiranë, Fier, Elbasan– u dhanë në dorë 3 sekserevë të tyre, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Ilir Dedja, ekskluzivitetin për të patur:

  • 40% monopol të tregut të gazit natyror nga importi; dhe sipas kapaciteteve treg gazi pa limit brenda vendit, miratuar nga AKBN dhe Ministria e Energjisë.
  • monopolin e kuarcit, një zonë minerare me sipërfaqe 280 hektarë dhe afat 25 vite; me të drejtën e marrjes së 10 mijë ton kuarc në vit, ndërsa shtetit do t’i paguajnë vetëm 15 lekë/m3 e detyrim për TVSH.

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga të dyja krahët apo familjarë të tyre bashkëpunuan me kompanitë e lidhura me Mërtirin –ndërsa këto biznese po arkëtonin gjithnjë e më shumë para nga buxheti i shtetit. Në dy vitet e fundit, ambiciet dhe lidhjet politike i kapërcyen kufijtë e Shqipërisë dhe mbërritën deri në Afrikë, ku Mërtiri u ekspozua teksa pozonte në takime të dedikuara përkrah presidentit të Zimbabves, Emmerson Mnangagwa dhe ministrit të akuzuar të Shëndetësisë, Obadiah Moyo.

Related Posts

Leave a comment