Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ka nisur procedura e sekuestrimit/ Çifti Koka i krimbur në pasuri

Lefter Koka

SPAK e akuzon ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 4.6 milionë USD në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në Buxhetin e Shtetit.

Nga Adriatik DOÇI –

… Krahas arrestimit, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Lefter Kokës, për të kompensuar një pjesë të ryshfetit. Konkretisht SPAK ka njoftuar se kanë nisur proceduar për sekuestrimin e pjesshme të “Kantinës së Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ku Lefter Koka ka 88 % të aksioneve.

Kantina e Pijeve rezulton me një kapital me vlerë rreth 3.4 milionë USD. Por, SPAK thekson se vlera e aksioneve të Kokës korrespondon vetëm në vlerën 442.972 lekë, ndonëse në vitin 2009 Koka e ka deklaruar vlerën e aksioneve 2.2 milionë USD. Masave për bllokimin e aksioneve të Lefter Kokës është zbatuar sot nga Policia e Shtetit.

Po cila është pasuria e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka? Pasuria e ish ministrit ka një vlerë miliona euro. Krahas Kantinës së Pijeve, Koka ka në pronësi pistën e njohur mbi det në Durrës, ku ofrohen shërbime të ndryshme, me sipërfaqe 3.3 mijë m2, me vlerë 1 672 400 euro. Koka ka në pronësi edhe 1347 m2 sipërfaqe apartamentesh. Ka në pronësi 15 parcela vresht me sipërfaqe 33 hektarë, me vlerë rreth 2.2 milionë USD, apartament 3+1 dhe garazh me vlerë 6 milionë lekë, aksioner në kompaninë ‘OERT’ dhe ‘Media99’, makinë Benz 44 mijë USD dhe makinë BMW 105 mijë euro.

Gjithashtu Lefter Koka ka deklaruar truall 90 m2 me godinë dy kate në Durrës me vlerë 7.3 milionë lekë, truall në Sarandë 730 m2 me vlerë 72 mijë USD, truall në Durrës 340 m2 me vlerë 1 milionë lekë dhe truall 1194 m2 në Durrës dhe ndërtesë me vlerë 1.8 milionë lekë.

Ish ministri Mjedisit deklaron një kompleks industrial prodhimesh bujqësore në Durrës me sipërfaqe 582 m2, mbi një truall 2 600 m2, me vlerë 2 milionë lekë, tokë arë 17 mijë m2 me vlerë 3.9 milionë lekë, tokë arë 6 mijë m2 me vlerë 110 mijë USD dhe para cash 40 mijë USD. Koka ka në pronësi gjithashtu, truall 77 m2 me ndërtesë me vlerë 2.9 milionë lekë, apartament 149 m2 me vlerë 110 mijë USD, apartament 140 m2 me vlerë 126 mijë euro, truall 1 mijë m2 dhe ndërtesë 248 m2 me vlerë 1.7 milionë lekë, truall me sipërfaqe 1142 m2, tokë 60 mijë m2, tokë 4.5 mijë m3 më vlerë 3 milionë lekë,

Ndërsa bashkëshortja e tij Brunilda Koka deklaron dyqan në Durrës me vlerë 242 mijë euro, godinë 5 kate mbi një truall 330 m2, apartament me sipërfaqe 428 m2 me vlerë 120 mijë USD, makinë OPEL 31 mijë euro dhe llogari rrjedhëse 31 mijë euro. Zonja Koka deklaron gjithashtu 3.6 mijë m2 apartamente, apartament 60 m2 me vlerë 4.4 mijë lekë, dyqan 57 m2 me vlerë 145 mijë euro, truall 330 m2 dhe ndërtesë 154 m2, para cash 73 mijë USD, 3 500 m2 ambient banimi dhe 2 516 m2 ambient shërbimesh.

Brundilda Koka deklaron 800 mijë euro të ardhura nga sipërfaqja ndërtimore 2 mijë m2 dhënë shoqërisë Jedas shpk, ka në pronësi truall 231 m2 ish Ndërmarrja Elektromekanike Durrës, vlera 4.1 milionë lekë, 403 m2 truall në Kavajë, ndërtesë në Golem 93 m2 etj. Çifti deklaron edhe disa pasuri të përbashkëta, pasuri në emër të fëmijëve dhe qindra mijëra euro të ardhura nga kompanitë dhe shitja e apartamenteve./Shqiptarja.com- Titulli vjen i redaktuar nga Arberia News.net/

Related Posts

Leave a comment