Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lëvizja për “rithemelimin” e PD, shifra maramendëse/ A do vijoj të hesht SPAK për burimin e pasurisë së Berishajve

Sali Birisha kuvendi

Lëvizja për rithelimin e Partisë Demokratike, e inicuar, strukturuar dhe  zbatuar nga Sali Berisha, kryeprindi i familjes “non grata”, sikurse më parë dhjetra milionë eurot e hedhura për televizionin e kësaj familjeje, kanë nxjerrë në sipërfaqe faktin disponimin e pasurive pa deklarimin burimi. Madje ato janë vërtetim i akuzave për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka marrë ndaj familjes Berisha ndëshkimin ekstrem të shpalljes të padëshëruar.

Sepse, referuar një përllogaritjeje rezulton se tabela financiare e harxhimet për lëvizjen antiamerikane, vërtitet tek jo më pak se 1.2 milion Euro. Pagesa për vetëm tre muaj: 27 foltoret dhe për Kuvendin në stadium “Arena”, që sipas përllogaritjes rezulton nga 400 mijë Euro çdo muaj.

Sipas Pamfletit:” Kaq janë të deklaruara me zëra shpenzimesh konkrete, duke nisur nga  58 mijë e 400 Euro për qira dhe brandim stadiumi, 115 mijë Euro vetëm për skenografinë, sistemin e fonisë, për kohë televizive satelitore, për regji qendore dhe materiale votimi anti-Basha në kuvend.

Vetëm për biskota e shishe uji delegatësh ka harxhuar 30 mijë Euro, ndërsa vetëm për foltoret në rrethe për qira sallash, ndriçim, foni, regji qendrore, postera, transmetim-reklamimin në media, familja “non-grata” ka paguar 431 mijë e 200 Euro.

Sipas llogaritjes matematikore, rezulton se vlera financiare që Sali Berisha ka harxhuar për foltoret dhe kuvendin në stadium, është e barabartë me 800 paga mujore deputeti, ose sikur Saliu të ketë qenë 66 vite deputet me pagë mujore 1500 USD, pa harxhuar asnjë qindarkë.

Por përveç 1.2 milion Euro për foltoret e kuvendin, Sali Berisha ka paguar dhe 1 milion Euro për gjyqin në Francë, vlerë shumë e madhe kjo, krahasuar me vlerën e pagave të marra gjatë 30 viteve të fundit.

Është e qartë, se këto miliarda janë nga burime korrupsioni, vjedhjesh, biznesesh mafioze e trafiqesh, që familja “non- grata” ka bërë gjatë sundimit të krye-familjarit 13 vite në pushtet absolut, dhe 30 vite politikë me lidhje në kupolën e botës së krimit.

Mirëpo, megjithëse kjo faturë financiare është konkrete dhe e detajuar, asnjë institucion hetimor e ligj-zbatues, nuk po i kërkon personit “non- grata”, të deklarojë dhe vërtetojë se ku i ka gjetur këto miliarda.

Krye-kuvendari telendar anti-SHBA, Sali Berisha, është deputet dhe ligji e detyron, të deklarojë çdo të ardhur apo shpenzim financiar personal e familjar; ose në rast refuzimi, Inspektoriati i Lartë i Deklarim-Kontrollit të Pasurive i bënë kallëzim penal.

Ndërsa tabela, me shpenzimet e bëra nga familja e shpallur “non- grata” dhe për korrupsion nga SHBA, është provë që e detyron SPAK-un, të fillojë hetimin me indicie pa patur kallëzim, pra kryesisht, bashkë me pagesën 1 milion Euro për gjyqin në Francë, SPAK vazhdon të dremis”.

Leave a comment