Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shuhet Sidney Poitier, i pari aktor me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar

358D98AC-FFDC-41D6-9DB7-B66CD2C7951D

Ka humbur jetën në moshën 94-vjeçare Sidney Poitier, i pari aktor me ngjyrë i cili fitoi çmimin Oscar me filmin e vitit 1963, ‘Zambakët e Fushës’.

Lajmi për vdekjen e Poitier ka sjellë shumë reagime nga politikanë të njohur, si kryeministri i Bahamas dhe Philip Davis, Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

“I gjithë Bahamas-i ynë është i pikëlluar. Djali që u zhvendos nga ferma, për t’u bërë kamarier në Shtetet e Bashkuara, një i ri që jo vetëm e mësoi veten të lexonte dhe të shkruante, por që e vendosi shprehjen e fjalëve, mendimeve dhe ndjenjave në qendër të karrierës së tij”, tha kryeministri i Bahamas Philip Davis.

“Poitier përfaqësonte dinjitetin dhe kishte talent të veçantë”, tha Obama.

I lindur në Miami, Poitier u rrit në një fermë domatesh në Bahamas dhe u transferua në Nju Jork në moshën 16-vjeçare.

Ai u regjistrua për një periudhë të shkurtër në ushtri dhe bëri disa punë të ndryshme ndërkohë që merrte mësime aktrimi, për t’u bërë një yll i skenës dhe ekranit në vitet 1950 dhe 1960.

Leave a comment