Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fëmija 3 vjeç vdiq në kopshtin privat në Fier, Policia arreston 27 vjeçare: Ishte nën kujdesin e saj

A88468A7-A54A-40D0-A26E-CB2DA57EA771

Një edukatore 27 vjeçare është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Fierit, pasi një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë dje në kopshtin privat ku kjo e fundit punonte.

Sipas Policisë, shtetësja me inicialet R.B duhet të kishte nën mbikqyrje fëmijën e mitur. Shkaku i ngjarjes së rëndë nuk është zbardhur ende, por paraprakisht u tha se vogëlushi ishte mbytur me kapuçin e xhupit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”,njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Leave a comment