Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Helmoi burrin shqiptar me bar miu, arrestohet 46-vjeçarja italiane

-640-0-policia-italiane-180x119

Një 46-vjeçare italiane është arrestuar nga polica këtë të diele në Itali pasi ka tentuar të helmojë burrin e saj shqiptar me bar miu.

Dyshimet e autoriteteve erdhën pas raportimeve nga mjekët që kishin vizituar 54-vjeçarin shqiptar i cili ishte shtruar disa herë në spital, me simptoma që përputheshin me helmimin nga bari i miut.

Insitituti i mjekësisë ligjore e konfirmoi më pas rastin nëpërmjet ekzaminimit klinik, ku konstatuan elementë kimikë në gjakun e shqiptarit, të cilët përdoren në helmet e minjve. Mjektë kuptuan se 54-vjeçari me origjinë shqiptare kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë kishte ardhur në spital.

Pas hetimeve të karabinierëve, efektivët kryen një kontroll fizik në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën një shiringë e cila ishte e mbushur me një substancë të panjohur që më pas rezultoi vdekjeprurëse nga ekspertiza. Policia arrestoi gruan 46-vjeçare të shqiptarit si të dyshuarën kryesore për këtë ngjarje.

Asaj iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie ndërkohë 54-vjeçari shqiptari mori trajtimin e duhur nga mjekët.

Related Posts

Leave a comment