Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet ish Kryeprokurori Llalla

adriatik-llalla

I shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej disa muajsh ish kryeprokurori Adriatik Llalla është arrestuar në Itali. Lajmi është konfirmuar zyratrisht së bashku me datën dhe vendndodhjen e tij në momentin e arrestimit. Kështu mësohet se Adriatik Llalla është arrestuar në kryeqytetin italian Romë, në datën 10 dhjetor.

Kujtojmë se ikja e Llallës jashtë vendit ndodhi pak ditë përpara se të shpallej vendimi i gjykatës për dënimin e tij me burg. Gjykata e dënoi atë me 2 vite burg, 5 vjet përjashtim nga funksionet publike dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Dënimi u dha pasi u shpall fajtor për konsumimin e akuzave  “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”./ Arbera News.net

Related Posts

Leave a comment