Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U arrestua pas mesnate, për çfarë akuzohet drejtori i burgut të Reçit, nën hetim dhe zyrtarë të tjerë

Burgu-i-Recit-780x405

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i drejtorit të komanduar të burgut të Reçit, Ervis Zika.

Ky i fundit dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar futjen e sendeve pa kontroll për të dënuarit, si dhe ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive.

Përveç Zikës në hetim janë dhe punonjës të tjerë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Arrestimi i Zikës u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve , ndërsa urdhëri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Fax News mëson se mbrëmjen e djeshme u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika.

Related Posts

Leave a comment