Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet plantacioni i marijuanës, arrestohet çifti shqiptar në Spanjë

1_5c898a69-750x375

Garda Civile ka arrestuar një çift shqiptar mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar “Rulot”.

Garda gjeti dhe shkatërroi një plantacion marijuane që ishte fshehur brenda shtëpisë së tyre në Cunit të Spanjës.

Teknikët nga kompania e shpërndarjes së furnizimit me energji elektrike kanë bashkëpunuar me çiftin për të siguruar energjinë elektrike.

Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për krimet e trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit me energjinë elektrike, do t’i drejtohen gjykatës në ditët në vijim.

Related Posts

Leave a comment