Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident me vdekje, mjeti përplas këmbësorin, shoferi ‘zhduket’

aksident-5-780x405

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të Cërrikut, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Burime nga policia bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë kontatuar vdekjen e këmbësorit, ku dhe më pas është bërë njoftimi i policisë.

56-vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë si pasojë e përplasjes.

Related Posts

Leave a comment