Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë 35-vjeçari

auto_Capturec1671180161

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë.

Personi  F. H. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Përplasja ka qenë fatale për 35-vjeçarin, i cili ka humbur jetën.

“Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti”, sipas policisë.

Related Posts

Leave a comment