Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Qarkullonin me armë zjarri me vete, 3 të arrestuar në Tiranë

-640-0-1677414045xfrdju-382

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri me vete.

Policia vën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Almak”, janë arrestuar K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç, dhe A. N., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.

“Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. N., dhe pasagjerë shtetasit K. Y., dhe E. M. Në momentin e ndalimit, shtetasi E. M., ka kanosur punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. Y., shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, për të cilën drejtuesi i automjetit, shtetasi A. N., ka dhënë deklaratë të rreme, se arma ishte e tij.”- njofotn polici.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet, dhe dy mjete të forta (çekiçë), të gjetura gjatë kontrollit të automjetit.

Related Posts

Leave a comment