Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestohet i “forti i Sukthit”, i përfshirë dhe ish-shefi i krimeve: Thirri “objektivin” në komisariat dhe iu dha vrasësve foton e tij

-800-0-87885fe0f3c074e769945f9c4d4f6702

Me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit ka ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm (22 dhjetor) një operacion, ku në pranga ka rënë “i forti i Sukthit”, Rexhep Arapi, ose i njohur ndryshe si Kep Arapi, nipi i tij, dhe një ish-punonës policie.

Sipas SPAK, emri ka dalë në SKY ECC, në biseda me Dedan Gjonin, i cili është arrestuar më herë në kuadër të një tjetër dosje penale, ku në pranga ranë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë.

Nga hetimet rezulton se Dedan Gjoni është përfshirë edhe në një tjetër ngjarje krimina, ku një grup kriminal ku ishte edhe Kep Arapi, i kanë kërkua Dedan Gjonit, se si mund t’i nxirrte në pritë një person me të cilin ata kishin konflikt dhe nuk po e gjinin se ku ishte.

Mësohet se Gjoni e ka tharrur personin në komisariat me qëllim pët ta nxjerrë në pritë dhe në monentin që personi ka dalë nga komisatiari, Gjoni ka lajmëruar grupin kriminal dhe i ka dërguar edhe foton, por për arsye ende të paditura ai person arriti t’i shpëtojë atentatit.

Urdhri për vrasjen e tij është dhënë nga shteti holandez dhe dyshohet se mund të jetë një konflikt për çëshje droge.

Operacioni është ende në vazhdim dhe me vonë pritje një komunikatë zyrtare nga Policia e shtetit, për të bërë publikë edhe emrat e të arrestuarve të tjerë.

Related Posts

Leave a comment