Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plagosi me armë shokun dhe më pas veten, arrestohet 25-vjeçari

-640-0-1536475511_policia

Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorimin e armëve në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, ku 25 vjeçari Xhensil Sefa në gjendje të dehur, plagosi shokun e tij, shtetasin L. C me të cilin ishte ulur në tavolinë dhe më pas është vetëplagosur në dorë.

Sefa është arrestuar nga policia, teksa në pranga ka rënë edhe 24-vjeçari Hygert Muja, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe 28-vjeçari Flogert Kallari, shok i dy të plagosurve për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gurpi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Leave a comment