Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkëlzen Berisha: S’kam lidhje me Gërdecin, me Mediun kam folur për çështje personale, nuk i them. Nuk kam frikë nga SPAK

-640-0-1674730673xshkelzenipng-473

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme (SPAK), ku qëndroi për rreth një orë.

Ai tha se ishte thirrur në lidhje me çështjen e ‘Gërdecit”, ndërsa shtoi se me Fatmir Mediun ka folur për çështje personale, të cilat nuk i thotë.

“Jam thirrur si person që ka dijeni për çështjen. Jam pyetur. Sigurisht nuk kisha ç’të ofroja më shumë nga ato që kam thënë publikisht. Nuk mendoj se dijenia ime ka dhënë ndihmë për çështjen në fjalë.

Sepse s’kam asnjë lidhje. E njëjta prokurori pas 15 vitesh mendon se unë mund të kem dijeni për rrethanat e çështjes.

S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje.

Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime.

Asnjë gjë nuk ka pasur lidhje me këtë çështje. Kam folur për gjëra personale dhe s’kam dëshirë t’i zbuloj këtu. Jam pyetur brenda. Të komunikosh nuk do të thotë që ke lidhje në të tilla ëështje. Nuk ndjehem aspak i rrezikuar nga SPAK”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment