Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reagon për herë të parë Shkëlzen Berisha, ankohet për avokatin që u caktua t’i mbrojë babain

-640-0-06a47bf7d6b140b8029da02dda0010d5

Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga SPAK për babain e tij, ish kryeministrin Sali Berisha.

Ai është ankuar për avokatin e caktuar nga shteti që gjykata vendosi sot të mbrojë Sali Berishën, pasi dy avokatët e tij zgjodhën të bojkotojnë seancën.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën!

Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballen se njeh dhe dosjen”, shkruan me ironi Shkëzlen Berisha, duke shpërndarë edhe një postim që avokati i caktuar për të përfaqësuar Sali Berishën, Artan Simoni, ka shpërndarë vetëm dy ditë më parë në rrjetet sociale.

Shprehja e Simonit është interpretuar sikur i referohet Sali Berishës, ndërsa vetëm dy ditë më pas ai zgjidhet për të mbrojtur pikërisht Berishën.

Related Posts

Leave a comment