Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kadilli: SPAK nuk kishte pse të kërkonte autorizim për Berishën, nuk iu hoq liria

-640-0-1683540622xkadillipng-630

Demokrati Fatbardh Kadilli tha se SPAK nuk kishte pse të kërkonte autorizim për Berishën.

Kadilli u shpreh se Kushtetuta thotë se ndalohet heqja e lirisë për deputetin pa autorizim, ndërsa në rastin e Berishës nuk kemi të bëjmë me heqje lirie.

“Termi i përdorur është heqje lirie, ndalohet heqja e lirisë së deputetit pa autorizim sipas kushtetutës, kjo tjetra nuk është kushtetutë.

Heqje lirie është izolimi, lisat e lirive është shumë e gjatë. Nuk thotë Kushtetuta gjë për liritë e tjera, flet për izolimin.

Nuk është heqje lirie në rastin e Berishës, kështu që SPAK nuk kishte pse të kërkonte autorizimin e kuvendit. Heqja e pasaportës nuk është heqje lirie”, tha Kadilli në një intervistë për Euronews Albania.

Related Posts

Leave a comment