Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Protestat, rruga e domosdoshme”/ Meta flet pas takimit me Berishën

auto_1690281723_meta-752x4401690288404

“Rruga e protestave është e domosdoshme”. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas përfundimit të takimit me Sali Berishën në selinë blu.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se takimi me Berishën ishte i frytshëm.

“Ju e dini se ne kemi qenë gjithmonë për mbështetjen e protestave, jo vetëm me nismën e PD. Edhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme që shoqëria të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për këtë situatë korrupsioni dhe kapjen e shtetit. Kjo do të vijë si pasojë e përshkallëzimit të luftës kundër korrupsionit, vazhdimi pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesorë para drejtësisë”, tha Meta.

I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar partie në PD, Meta e anashkaloi duke thënë se kishte një takim me liderin e PD-së, duke lënë të kuptohet se njeh Berishën si kryetar të partisë më të madhe opozitare në vend.

Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e PD-së edhe uroj dhe besoj se të gjithë demokratët opozitarët të jenë atje ku duhet në vijën e para të ballafaqimit me këtë regjim”, tha Meta.

Related Posts

Leave a comment