Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ky është fillimi i fundit”- Ngjela: Pse Berisha është në kontradiktë me vetveten

-640-0-1678350497xngjela-220

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në Euronews Albania se heqja e imunitetit për Sali Berishën është fillimi i fundit të tij.

Avokati nënvizoi se Berisha aktualisht ndodhet në një konflikt të brendshëm, ku nuk di si të mbrohet dhe bën deklarata kontradiktore me njëra tjetrën.

Sipas tij, ish-kryeministri thotë që s’ka nevojë për imunitet nga ana tjetër sulmon Kushtetuesen që rrëzoi kërkesën e tij për imunitetin.

– Advertisement –
Ngjela theksoi se Berisha do të ketë kosto të mëdha politike nëse gjykata e shpall fajtor, pasi sa kohë është në proces ai prezumohet i pafajshëm.

“Ky është fillimi i fundit të Berishës. Është në kontradiktë me vetveten, nga njëra anë thotë që nuk më duhet imuniteti, nga ana tjetër thotë që gaboi Gjykata Kushtetuese që rrëzoi kërkesën time për imunitetin. Është në konflikte të brendshme, por i falet. E rëndësishme është sa do dijë të mbrohet në gjykatë. Është pronë shtetërore, apo pronë private. Sipas të dhënave të mija është pronë shtetërore se është shpronësuar nga italia dhe precedent ynë ka qenë që ato që janë shtetëzuar në momentet e pushtimit i kanë kaluar shtetit. Megjithatë kjo ha debat dhe e ka në dorë SPAK-u.

E mbani mend Enver Hoxha thoshte me forcat e mia të armatosura mund dy superfuqitë e mëdha. E njëjta gjë dhe për Berishën. Deklaratat e tij janë politike dhe janë si të Hoxhës.

Kosto politike do ketë vetëm nëse nuk fiton pafaqësinë në gjyq. Deri sa të shkojë në gjykatë ai prezumohet i pafajshëm. Të fajshëm e bën vendimi gjyqësor i formës së prerë. Sa i zoti të jetë të mbrohet, do e shohim kur të fillojë procesi gjyqësor.

Po ia dha të drejtën gjykata ai mund të vazhdojë ta drejtojë Rithemelimin. Nga ato që flet duket se nuk mbrojtje shumë të thellë”, tha Ngjela.

Related Posts

Leave a comment