Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këshilli i Mandateve i hapi rrugë arrestimit të tij, Berisha ndryshon mendje: Nuk do ta njoh vendimin e gjykatës

-800-0-1702473385xberishaapng-521

Ish kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj vendimit të gjykatës së posaçme.

Pasi Këshilli i Mandateve aprovoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, ish kryeministri në hetim për korrupsion për aferën Partizani thotë se nuk do ta njohë vendimin dhe se po vendoset në këtë situatë për arsye politike.

“PD dhe opozita vendoset për motive kryekëput politike në një situatë në të cilën ndodhet partia opozitare në Mianmar, në Rusi dhe në Teheran. Por, siç rezistojnë opozitarët në Rusi, në Mianmar, në Iran, do rezistojë edhe PD në Shqipëri dhe ajo e tëra do angazhohet në betejën pa kthim për përmbysjen e narkodiktaturës.

Për sa i përket qëndrimit tim, unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment