Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha paralajmëron protesta: S’ka rrugë tjetër, do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të shqiptarëve

-640-0-1685359293xberisha1-737

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta pas disfatës së zgjedhjeve të 14 majit.

“Duhet ti rikthehemi protestës. E vështirë, sakrificë, po rrugë tjetër s’ka… Vetëm veten do të gënjenim. Po ne nuk jemi nga ata që gënjejnë veten. Nuk mundet opozita të ndalë qeverinë të shpërndajë 6800 mijë zarfe.

Jo nuk mundet, e vetmja gjë në dorë që thotë opozita do ishte s’do marr pjesë në zgjedhje. Po ai thotë faleminderit nëse heqim dorë. (…)

Pasi të mbarojë procesi i denoncimit të votës, do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme. Kundër armikut më të egër të shqiptareve që tashmë është i njohur: Rama dhe qeveria e tij.

Kam besim, se demokratët e idealistët janë të gatshëm t’i japin kthesë vendimtare vendit.”- tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment