Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e gruas shtatzënë në maternitet

protesta-2-640x393-1-640x375

Qytetarët në Kosovë janë duke protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për vrasjen e pamëshirshme të 35-vjeçares Hamide Magashi, e cila u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediet vendase protestuesit kanë vendosur një mbishkrim në drejtorinë e Policisë së Kosovës ku shkruhet: Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”

Ndër të tjera në pankarta e protestuesve shkruhen mesazhe: “Deri kur me duru?” Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, “Hapësirat private e publike të pasigurta për gratë!”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!

Related Posts

Leave a comment